Shfaqet premiera e filmit “5 herë jo” me protagonistë Donald Veshaj e Bora Zemani

Mediale Vip

Shfaqet premiera e filmit “5 herë jo” me protagonistë Donald Veshaj e Bora Zemani

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 23:08
Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Sot në Cineplexx u shfaq premiera e filmit “5 herë jo” me protagonistët Donald Veshaj dhe Bora Zemani. Gjithashtu fansat mundën të takojnë dhe të bëjnë fotografi me Bora Zemanin dhe Donald Veshajn para premierës.

Zemani dhe Veshaj, në një konferencë për media sonte, treguan detaje rreth filmit të tyre, projekt për të cilin ata kanë punuar rreth një vit.

Veshaj tha se bëhet fjalë për një film të krijuar me shumë dashuri për publikun dhe se ka qenë një dëshirë e tyre për të qenë aktorë dhe ta krijonin një histori siç dëshironin ata.

Veshaj: Vendosëm që ta bënim vetë filmin

“Është një film që është bërë me shumë dashuri, është një projekt që të futë një lloj “mood”-i (disponimi) tjetër, të largon pak nga problemet e përditshme dhe të lë një shije shumë të mirë... Nuk është se kemi bërë diçka që ta mendojmë të bënim një film. E gjitha ka ardhur natyrshëm dhe thjesht ka qenë dëshirë gjithmonë e jona që të jemi aktorë në një film, por në këtë rast e vendosëm që ta bënim vetë filmin, të ishim vetë producentë dhe të krijonim një histori ashtu siç ne e donim,” tha Veshaj.

Veshaj theksoi se filmi është pritur shumë mirë, dhe ndoshta në të ardhmen do të ketë një film tjetër së bashku.

Ndërsa Bora Zemani tregoi për KosovaPress se dëshira e tyre e kahmotshme për një film më në fund u realizua.

Zemani: Erdhi momenti i duhur që thjeshtë ta realizonim

“Ne e kemi thënë shpesh herë që ka qenë ëndërr jona që shumë vite përpara. Tani erdhi momenti i duhur që thjesht ta realizonim,” tha Zemani.

Filmi “5 herë Jo” është një komedi romantike që flet për ata të dy, për dashuritë e tyre. Ai tregon se dashuria vjen papritur, bashkë me aventurat, sfidat e vështirësitë që e bëjnë plot ngjyra këtë storie magjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat