Skandali i Chiara Ferragnit, Donatella Versace ka një koment

Mediale Vip

Skandali i Chiara Ferragnit, Donatella Versace ka një koment

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 23:23
Chiara Ferragni, Donatella Versace

Chiara Ferragni është në mes të një stuhie që ka kaluar përtej mediave. Prokuroria e Milanos, në fakt, hapi një çështje pas historisë së shitjeve të pandoros të lidhur me nisma bamirëse me “një praktikë të padrejtë tregtare” që çoi në një gjobë prej 1 milion eurosh për sipërmarrësen.

E ditën e sotme një nga mikeshat më të mira dhe një nga personazhet më të njohura në botë, Donatella Versace, i ka dalë në mbrojtje Chiaras.

Stilistja e famshme, e lidhur me Ferragnez-in nga një miqësi e gjatë, beson se Chiara nuk ka pse të kërkojë falje, përkundrazi e konsideron shembull për Italinë dhe për të rinjtë. Prandaj, në dritën e rastit "Balocco", mbështetja dhe vlerësimi i saj ndaj Ferragni mbeten të pandryshuara. Komenti i sah përfshinte edhe një sulm ndaj Selvaggia Lucarelli, e cila me punën e saj gazetareske ishte e para që ngriti dyshime për transparencën e disa nismave bamirëse dhe tregtare të promovuara nga Chiara Ferragni. Më poshtë, komenti i Donatella Versace:

"Do të doja të dija saktësisht se për çfarë duhet të kërkojë falje Chiara? Ajo dhe Fedez kanë bërë gjithmonë punë bamirësie. Ishte kompania që duhej të paguante kontributin. Ata janë shembuj për Italinë dhe për të rinjtë. Listoni të gjitha bamirësitë që kanë bërë ndër vite dhe pyesni atë që e quan veten “gazetare” se sa bamirësi ka bërë. Po jua them unë: as 1 euro. Heshtni, më mirë për të gjithë, të paktën do vazhdojmë të japim për bamirësi pa qenë nevoja të dëgjojmë komente nga ata që si profesion janë HATERS."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat