Veprimi i fundit i vëllait të Sara Hoxhës ngre pikëpyetje!

Mediale Vip

Veprimi i fundit i vëllait të Sara Hoxhës ngre pikëpyetje!

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 18:39
Ledri, Sara, Kevin

Sara Hoxha dhe Ledri Vula kanë qenë çifti më i komentuar i muajve të fundit. Kur të gjithë po flasin për ndarjen e tyre, dy protagonistët vijojnë të heshtin.

Por gjithsesi, çdo detaji shikohet me lupë. Para disa ditësh, ata ishin së bashku pasi festuan ditëlindjen e Poem. Ndonëse në foto nuk u shfaqën të tre askund, të paktën publikisht, në rrjetet sociale u publikuan momente të ndryshme që i tregonin të dy të pranishëm.

Tani, një veprim i vëllait të Sarës ka tërhequr sërish vëmendje.

Ai ka postuar një video në Snapchat duke dëgjuar një këngë të Ledrit, "Mrena" në bashkëpunim me Lumi B.

Si mund ta interpretojmë këtë veprim?

Vëllai i Sarës protagonist edhe në zërat e ndarjes

Në nisje të aludimeve për ndarjen e Sarës dhe Ledrit, Kevin mori vëmendjen e ndjekësve në mediat sociale.  Asokohe, ai pëlqeu një postim në Instagram, ku shkruhej se njerëz të afërt kishin konfirmuar ndarjen e Ledrit dhe Sarës. Veprim ky që u mor si një pohim i ndarjes së tyre.

Çfarë tha Sara para pak ditëve?

"Kur të mendojmë që jemi gati do flasim! Çfarë të duam ne që ju të dini."-tha Sara para disa ditësh kur u pyet për ndarjen.

Deklaratat e menaxherit të Ledrit

Menaxheri i Ledri Vulës, Faton Shoshi i cili konfirmoi ndarjen e Ledrit dhe Sarës, ka zbuluar se arsyeja e ndarjes së çifti është se nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët.

“Ledri nuk është njeri që bën për shoë. Si në çdo fillim ka edhe mbarim. Nuk do me thënë që është mbarim i përhershëm dhe nuk do me thënë që kur bashkohesh me dikë të jeshë i përjetshëm. Nuk është tragjike. Nuk mund të gjesh gjuhë të përbashkët. Për mua është shumë normale. Edhe për Ledrin është shumë normale. Edhe për Sarën është shumë normale. Sara është shumë e kuptueshme, kam shumë respekt”, shpreht Fatoni.

A kanë mbetur miq Sara dhe Ledri?

“Kanë raporte shumë të mira ende. Kanë nxjerrë foto të vjetra që i kanë parë bashkë. Ata nuk janë armiq. Ata munden edhe të takohen dhe të rrinë. Mund edhe të ribashkohen ose të prishen më keq. Gjithçka mund të ndodhë”, janë fjalët e menaxherit të Ledri Vulës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat