Lumbardhi ka nisur të përpilojë listën e të ftuarve në dasmën me Kaderin

Mediale Vip

Lumbardhi ka nisur të përpilojë listën e të ftuarve në dasmën me Kaderin

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 22:41
Lumbardhi dhe Kaderi

Një moment i veçantë ka ndodhur së fundmi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 2” ku dy prej banorëve, Santiana dhe Buci, kanë ngritur një temë që shpesh ndodh të diskutohet mes miqsh: ftesat e dasmave.

Më konkretisht, ata i kanë bërë pyetjen Lumbardhit dhe Kaderit në se do t’i kishin si pjesëmarrës në ditën e tyre të veçantë.

Biseda ka kaluar në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, me Kaderin dhe Lumbardhin që kanë dhënë përgjigje pozitive pa hezitim.

Ndërsa u pyetën nëse planifikojnë të ftojnë banorët e shtëpisë dhe stafin e produksionit në organizimin e tyre të ardhshëm të dasmës, të dy u përgjigjën me entuziazëm.

“Po të gjithë rend, nga produksioni e deri te ju”, u përgjigj modeli dhe ish-futbollisti nga Vitia.

Lumbardhi dhe Kaderi janë konfirmuar tashmë si çifti i parë brenda shtëpisë së BBVK 2, teksa pak ditë më parë shkëmbyen edhe puthjen e parë publike me njëri-tjetrin.

Përndryshe, këtë javë janë pesë banorë të nominuar: Santiana Maloku, Ardi dhe Mirdoni, Azemi, Blerando dhe Linda Halimi – ku një prej më pak të votuarve do të dalë këtë të premte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat