Ylli i ‘Fast & Furious’ akuzohet për sulm seksual nga ish-asistentja e tij

Mediale Vip

Ylli i ‘Fast & Furious’ akuzohet për sulm seksual nga ish-asistentja e tij

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 10:18
Vin Diesel

Ylli i Hollivudit, Vin Diesel është paditur për sulm seksual nga ish asistentja e tij Asta Jonasson, raportojnë mediat e huaja. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në dhomën e një hoteli në Atlanta, ku aktori po xhironte filmin “Fast & Furious 5” në vitin 2010.

Në ankesën e paraqitur në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit, Asta Jonasson pretendon se aktori e përplasi për muri dhe kreu veprime të pahijshme para saj. Ish-asistentja pretendon se motra e aktorit, presidente e One Race Productions në atë kohë, e thirri disa orë pas sulmit të supozuar dhe njoftoi shkarkimin e saj.

“Ishte e qartë për të se ajo po pushohej nga puna sepse nuk ishte më e dobishme. Vin Diesel e kishte përdorur atë për të përmbushur dëshirat e tij seksuale.”, thuhet në padi. Avokati i aktorit ka mohuar akuzat duke thënë se “Vin Diesel e mohon kategorikisht këtë pretendim në tërësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat