Selena Gomez zbulon dy gjërat kryesore që një marrëdhënie duhet të ketë sipas saj

Mediale Vip

Selena Gomez zbulon dy gjërat kryesore që një marrëdhënie duhet të ketë sipas saj

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 19:47
Selena Gomez

Selena Gomez ka zbuluar saktësisht se çfarë Benny Blanco po sjell në lidhjen e tyre.

Këngëtarja dhe aktorja foli për gjërat që i sheh si të domosdosshme në një marrëdhënie në një intervistë për 'Vogue México y Latinoamérica' të botuar të enjten – përpara se ajo të konfirmonte në fillim të këtij muaji se ajo është në një lidhje me producentin e muzikës për gjashtë muaj.

Selena vuri në dukje se prioriteti i saj kryesor në një marrëdhënie është ruajtja e respektit për veten e saj, si dhe ofrimi i një hapësire për për t'u diskutuar mbi ndjenjat.

“Është shumë e vështirë të gjesh dikë që mund të të dëgjojë dhe të kujdeset për ty, por e di që kur të ndodhë do të jetë mirë dhe do të dëshironi që të jetë e shëndetshme”, tha ajo në intervistë. Ajo nuk e përmendi Blanco-n, por artikulli vuri në dukje se ajo konfirmoi romancën e tyre teksa po shkruhej.

Dyshja janë njohur që nga viti 2019, kur ata bashkëpunuan me J. Balvin dhe Tainy në këngën "I Can't Get Enough".

Ata qëndruan afër gjatë viteve, me Blanco, 35 vjeç, që mori pjesë në ditëlindjen e Selenës korrikun e kaluar.

Megjithatë, lidhja e tyre nuk u konfirmua deri më 7 dhjetor, kur Gomez u shfaq në rrjetet sociale për të shprehur mirënjohjen që e kishte atë në jetën e saj.

Ndërsa iu përgjigj komenteve të fansave, ajo e quajti Blanco "gjithçka" dhe "gjëja më e mirë që i ka ndodhur ndonjëherë".

Ajo gjithashtu hodhi kunja për ish-at e saj Justin Bieber dhe The Weeknd duke e përshkruar atë si "më të mirë se këdo me të cilin ka qenë ndonjëherë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat