'Dita e fundit', për çfarë po na paralajmëron Romeo?

Mediale Vip

'Dita e fundit', për çfarë po na paralajmëron Romeo?

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 22:36
Romeo Veshaj

Romeo Veshaj nuk ishte pjesë e filmit “5 Herë jo” dhe të gjithë pyetën “Pse?”.

Disa ditë më parë pamë premierën e filmit, teksa qershia mbi tortë ishte propozimi i Donaldit për Borën.

Por mungesa e Romeos në film u vu re dhe u komentua. Bora dhe Donaldi e “justifikuan” mungesën me faktin se ai po bën një film të ri, produksion që do ta shohim në vitin 2024.

Së fundmi ka qenë Romeo që ka postuar një “Instastory” ku duket qartë shkrimi “Dita e fundit! Plani i fundit”, çfarë të çon të mendosh se një skenë filmi sapo mbaroi… Romeo nuk ka konfirmuar gjë deri tani, por mbetet ta shohim në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat