Debat mes Santianës dhe Shqipes: Mbylle gojën, mos u bëj avokate

Mediale Vip

Debat mes Santianës dhe Shqipes: Mbylle gojën, mos u bëj avokate

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 23:18
Banorët e BBVK

Shqipja dhe Santiana sot e patën një debat goxha të ashpër në ‘Prime’ për Blerandon.

Santiana tha se mendon që ai nuk është stabil si person, duke e quajtur atë ‘labil’. Pas kësaj deklarate të Santianës ka reaguar Shqipja duke i dalë kundër.

“Djali po të thotë se nuk ka qenë stabël tek puna me Ardin, ky këtë po të thotë. A po dëgjoni dhe  a po merrni vesh? Lëreni djalin të flasë”, ka thënë Shqipja.

Pas kësaj reagoi meënjherë Santiana, duke i thënë Shqipes që të mos bëhet avokatja e Blerandos.

“Mbylle gojën dhe mos fol, mos u bëj avokate, djali di të flasë”, tha Santiana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat