Performanca spektakolare e Bebe Rexhës dhe David Guettas në finalen e Kampionatot Botëror të FIFA-s për klube

Mediale Vip

Performanca spektakolare e Bebe Rexhës dhe David Guettas në finalen e Kampionatot Botëror të FIFA-s për klube

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 17:30
Bebe Rexha

Këngëtarja Bebe Rexha ka bërë një paraqitje spektakolare me David Guettan gjatë ceremonisë së mbylljes së finales së Kampionatit Botëror të FIFA-s për klube, të premten pasdite.

Këngëtarja 34-vjeçare u ngjit në skenë me një kostum të zi të ngushtë që theksonte format e saj trupore si dhe një jelek korseti mbi të.

Veshja përmbante panele me shkëlqim vjollcë në ngjarjen, e mbajtur në stadiumin “King Abdullah Sports City” në Jeddah, Arabia Saudite.

Bebe mori vëmendjen në veshjen e saj të veçantë, e cila i përshtatej format e bollshme të trupit të saj teksa eci nëpër skenë dhe dha një performancë energjike.

Kostumi i bukuroshes bionde përfshinte një mantel glamuroz që fluturonte rreth saj dhe ishte i mbuluar me gurë të shkëlqyer që kishin edhe detaje ngjyrë vjollcë.

Ylli i muzikës pop dukej jashtëzakonisht sensacionale teksa doli në skenë dhe shpërtheu duke interpretuar hitet e saj të rrethuar nga kërcimtarë meshkuj.

U përdorën efekte piroteknike me tym, zjarr dhe shkëlqim për performancën mahnitëse para turmës prej mijëra njerëzish, të cilët ishin aty për të parë ndeshjen Manchester City kundnër Fluminese.

Këngëtarja e hitit “In The Name Of Love” kishte vendosur plot aksesorë për të zbukuruar veshjen e saj, teksa mbante një palë taka të zeza për të rritur gjithashtu gjatësinë e saj.

Artistja shqiptare me famë botërore mund të shihej duke kënduar dhe kërcyer me gjithë zemër, ndërsa mbante një mikrofon me shkëlqim argjendi në skenën e ndriçuar me drita të shumta.

David Guetta, i cili pritet të bëhet baba sërish, ishte gjithashtu i pranishëm. DJ 56-vjeçar kishte veshur një xhaketë të zezë fluturuese që e kombinoi me një palë pantallona të gjera dhe këpucë të bardha.

Guetta, i cili i ka fëmijët Elvis, 19 vjeç, dhe Angie, 15 vjeç, me ish-gruan e tij Cathy, dukej i lumtur teksa qëndronte afër të dashurës së tij aktore.

Kampionati Botëror i FIFA-s për klube është një turne futbolli ku ekipet më të mira të klubeve nga pjesë të ndryshme të botës konkurojnë për të përcaktuar kampionin përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat