Gjon Karrica rrëfen të vërtetën e sëmundjes: Vuaj nga epilepsia, mediat që raportuan për diçka tjetër janë dënuar

Mediale Vip

Gjon Karrica rrëfen të vërtetën e sëmundjes: Vuaj nga epilepsia, mediat që raportuan për diçka tjetër janë dënuar

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 23:15
Gjon Karrica

Këngëtari Gjon Karrica ka qenë një fenomen më vete i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Fatkeqësisht rrugëtimi i tij në këtë spektakël u ndërpre, pas një problemi shëndetësor që ai kishte shpërfaqur brenda në shtëpisë, ku kishte humbur ndjenjat dhe ishte dërguar në spital.

Në një intervistë të fundit për “Shok Podcast”, ai ka rrëfyer përball Fis Juniku, bashkë-banorit me të cilin ndante shtëpinë e BBVK 1, se së çrregullimi i epilepsisë ka qenë shkaktari i gjithë kësaj.

“E vërtat qëndron që unë e kam një epilepsi e cila herën e fundit që më ka sulmuar ka qenë vera (kjo verë që ka kaluar). Edhe më ka lënë nja tetë javë ndenjur sepse më janë thyer disa brinjë, dhe më duhet të bëj një operim në krah, ku do mi mbushin disa brinj që më janë thyer”, ka thënë Gjoni.

Mirëpo aso kohe, në disa media ishte raportuar rrejshëm se këngëtari vuante nga një tjetër sëmundje e rëndë, gjë për të cilën Gjoni ka marr masa, dhe tha se ato portale kanë marrë dënimin e merituar.

"Unë e kam dhënë një intervistë me dyer të mbylura këtu në Kosovë, ku kanë qenë më të mëdhenjt e shtetit, edhe kam rrëfyer çka unë kam ndjerë. Dhe besoj se disa media…se kjo është aryseja që disa media sot edhe nuk po shkruajnë për mua, sepse e kanë marrë nga një dënim të vogël”, rrëfue Gjoni. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat