Hapi restorant ku njerëzit mund të paguanin sa të donin, kantautori: U zgjova dhe pashë që ishte radha 1 km

Mediale Vip

Hapi restorant ku njerëzit mund të paguanin sa të donin, kantautori: U zgjova dhe pashë që ishte radha 1 km

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 08:35
Gjergj Leka

Kantautori Gjergj Leka ka treguar për publikun një moment i veçantë, kur i shkoi në mendje të hapte një restorant, ku njerëzit mund të shkonin, të hanin dhe të paguanin sa të donin.

Mirëpo, jo gjithçka shkoi siç duhet, pasi radha u bë shumë e gjatë.

Restoranti shërbeu për 48 ditë dhe më pas Gjergji e pa që nuk mund t’ia dilte dot më dhe thjesht u zhduk.

"Aty ku jetoj tek Liqeni i Thatë, është një bahçe, dhe unë bëra disa furra, por nuk e kisha llogaritur sa shok kisha… Dola në një program, më ngacmoi spikerja dhe tha ‘aty tek ty vihet?’. ‘Po mor, të vijë kush të dojë”, i thashë… Të nesërmen në mëngjes një dorë që po më zgjonte nga gjumi tha: ‘dil pak poshtë, shiko çfarë bëhet’. Ishte një kilometër radha që prisnin të hynin te bahçja. Të betohem, sepse kjo është për t’u bërë film, kam ndenjur 48 ditë që vetëm prisja njerëz, gatuaja, u jepja për të ngrënë dhe iknin. Në një moment u zhduka në Itali dhe thashë me vete ‘te bahçja nuk shkoj më’”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat