Linda kthen në humor debatet për orientimin seksual: Shqipja është e dashuruar në mua

Mediale Vip

Linda kthen në humor debatet për orientimin seksual: Shqipja është e dashuruar në mua

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 15:36
Linda, Shqipja

Në oborrin e shtëpisë së BBVK, Linda, Shqipja, Lumi dhe Alby janë zënë në biseda të qeta nën rrezet e diellit, por atmosfera u ngrohtësua me shaka dhe ngacmime mes banorëve.

Pas një Prime të ngarkuar emocionalisht ku u diskutua orientimi seksual i Lindës dhe pranimit të saj se kishte pasur marrëdhënie me femra para se të martohej, situata duket se ka marrë një drejtim më të lehtë.

Shqipja i është hedhur përsipër Lindës në shenjë shakaje, duke shkaktuar shumë të qeshura.

Linda, e cila ka treguar guxim në ndarjen e historisë së saj personale me publikun, ka zgjedhur të përqafonte këtë moment me lehtësi, duke u shprehur: “Kur kam thënë unë që më përpara bëj unë femër se ju, e kam pasë fjalën që Shqipja është e dashuruar në mu.”

Ndërsa, Alby, e cila nuk heziton të shtojë në atmosferën e këndshme, ka hedhur një koment në shaka duke ju thënë të tjerëve: “Mos m’ba me u çu, se i kap të gjitha femrat”, duke shkaktuar shumë të qeshura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat