“Gëzuar Krishtlindjet dashuria ime”- Politikania italiane kujton Silvio Berlusconi dhe publikon imazhin në krah të tij: Të dua pa masë

Mediale Vip

“Gëzuar Krishtlindjet dashuria ime”- Politikania italiane kujton Silvio Berlusconi dhe publikon imazhin në krah të tij: Të dua pa masë

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 20:09
Marta Fascina, Silvio Berlusconi

Politikania italiane, Marta Fascina ka kujtuar partnerin e saj Silvio Berlusconi, themeluesi i Forza Italia, në ditën e Krishlindjeve.

Ajo ka publikuar një foto në krah të Berlusconit, i cili u nda nga jeta më 12 qershor, dhe shkruan: “Gëzuar Krishtlindjet dashuria ime. Të dua pa masë”.

Martina është partnerja e fundit e ish-kryeministrit të ndjerë italian dhe kishin 54 vite diferencë.

Deputetja ka qenë e fejuar me Silvio Berlusconin nga viti 2020 dhe në ndarjen e tij nga jeta në muajin qershor.

Në testamentin e tij, Silvio Berlusconi i ka lënë 33-vjeçares një shumë prej 100 milionë euro.

Marta Fascina u rikthye në Parlament në fillim të nëntorit, pas disa muajsh mungesë.

Image
Marta Fascina, Silvio Berlusconi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat