'Asnjëherë nuk bëj mamanë', Bieta Sulo flet për raportin me vajzën e Alban Dudushit

Mediale Vip

'Asnjëherë nuk bëj mamanë', Bieta Sulo flet për raportin me vajzën e Alban Dudushit

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 20:33
Bieta Sulo me familje

Bieta Sulo ka rrëfyer së fundmi marrëdhënien e veçantë dhe të ngushtë me Xhoelin, vajzën e partnerit të tij prej vitesh Alban Dudushi.

Moderatorja ka treguar mbi njohjen e saj të parë me të, ndërsa ka theksuar faktin se pse asnjëherë nuk është përpjekur që në këtë raport shume të ngushtë, t’i zëvendësojë asaj rolin e mamasë.

“Në marrëdhënie të tilla, ajo që bëhet gabim, është që gratë e baballarëve, ndonjëherë tentojnë të bëjnë mamatë pa dashje, ndërkohë pse duhet të tentosh këtë rol, kur fëmija i gëzon lumturisht dhe i pastë me jetë të dy prindërit. Ti je mikesha në krah kur mbi të gjitha, diferenca e moshës është më e vogël mes meje dhe saj.

Edhe kur jemi tani me pushime, jemi gjithmonë me Xhoelin, ‘A mo Alban, a do të dalim’, pra jemi motori për të bërë disa gjëra më shumë për të qenë më festive, më të aventurës, sado qe Kroi Art, e ka ulur pak ritmin, por në fund ndahen kampet, Albani me Kroin dhe unë me Xhoelin”, tha Bieta në emisionin “Në Shtëpinë Tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat