“250 euro kur është ndonjë aktor…”/ Rezart Veleshja thumbon keq Ermal: Nuk shkoj tek filmat e tij se më bie të fikët nga pagesat e ‘larta’

Mediale Vip

“250 euro kur është ndonjë aktor…”/ Rezart Veleshja thumbon keq Ermal: Nuk shkoj tek filmat e tij se më bie të fikët nga pagesat e ‘larta’

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 12:13
Ermal Mamqi dhe Rezart Veleshja

Aktori i humorit Rezart Veleshja ka thumbuar hapur Ermal Mamqin për pagesat që ai ka për filmat e tij.

I ftuar në podcastin “Albania Youtubers”, Zeleshja ironizoi keq Mamaqin për pagesat në filmat e tij, ku tha se ka pagesat më të larta dhe se ka frikë se i bie të ‘fikët’.

Më pas ai ka zbuluar se pagesa në filmin e Ermaa Mamaqit është 200 euro dhe sipas tij për aktorët e mëdhenj, 250 euro.

Deklarata:

Pyetje: Ke ndonjë plan në një film të Ermal Mamaqit, sepse duket se vetëm ai po bën filma?

Rezart Veleshja: Tek Ermali nuk shkoj, se Ermali ka pagesat shumë të larta, dhe më bie të fikët. Është 200 euro për film.

Pyetje: Pse aq është?

Rezart Veleshja: Po ja 250 kur është ndonjë aktor i madh.Kujtojmë që Rezart Veleshja ka marrë pjesë në filmin e parë të Ermal Mamaqit “2 gisht mjaltë”, ku ka luajtur rolin e një faturinoje. Dyshja ka patur përplasje edhe në të shkuarën.

Në një video të publikuar në “Insta Story”, Veleshnja i ka bërë llogaritë Ermalit për paratë që i kishte borxh.

“Më ke 8800 euro borxh, se 200 m’i dha; 9000 euro ishte roli im. Ermal, të falemenderoj!”– dëgjohet të thotë Veleshnja, ndërkohë që Ermali qesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat