'X Factor Albania' nis fazën e vilave, emocione për të mos u humbur

Mediale Vip

'X Factor Albania' nis fazën e vilave, emocione për të mos u humbur

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 23:05
Alketa Vejsiu

Pas audicioneve të suksesshme, “X Factor Albania” ka nisur një fazë shumë të rëndësishme, atë të vilave.

Mes talenteve të shumta që u bënë pjesë e talent show-t më të madh në Shqipëri, 30 prej tyre kanë arritur në këtë fazë ku do konkurrojnë për një vend në netët live.

Konkurrentët fitues janë ndarë në 3 kategori: “Kategoria e Vajzave”, që do të drejtohet nga Elhaida Dani; “Kategoria e Djemve”, që do drejtohet nga Arilena Ara; “Kategoria mix”, që do drejtohet nga Young Zerka.

Mbrëmjen e sotme do shijojmë performancat e konkurrentëve për secilën kategori dhe javën e ardhshme do njihemi me vendimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat