Ledion Liço zyrtarisht prezantues i Big Brother Vip 3!

Mediale Vip

Ledion Liço zyrtarisht prezantues i Big Brother Vip 3!

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 23:08
Ledion Liço

Edicioni i tretë i “BBVA” do të nisë më 13 janar dhe së fundmi janë konfirmuar zërat se Ledion Liço do të jetë moderator i programit!

Lajmi konfirmohet zyrtarisht përmes spotit të ri të publikuar në rrjete sociale nga Top Channel.

 Sa i përket arsyes pse Arbana Osmani nuk do të jetë moderatorja e spektaklit, nuk dihet, megjithëse më parë, burime për Anabel kanë bërë me dije se për shkak të një “ngërçi” mes administratorëve të televizionit dhe Arbanës, që mendohet se ka lidhje me negociatat mbi kompesimin financiar, ajo nuk do të jetë prezantuese e këtij edicioni. 

Pas një kohe të gjatë ky do të jetë një rikthim me vlerë i Ledionit në ekran dhe më pranë publikut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat