Rrëfimi i Lumbardhit për jetën, sfidat, dështimet dhe dy dhimbjet e fundit para se të hynte në BBVK

Mediale Vip

Rrëfimi i Lumbardhit për jetën, sfidat, dështimet dhe dy dhimbjet e fundit para se të hynte në BBVK

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 00:14
Lumbardhi

Gjatë spektaklit të sotëm ‘Prime’ të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një video material me protagonist kryesor e të vetëm – Lumbardhin.

Brenda klipit Lumbardhi ka rrëfyer ecurinë e jetës së tij, sfidat dhe ballafaqimet me të cilat ai ka hasur përgjatë viteve, që prej fëmijërisë.

Ai ka treguar se në vegjëli kushtet ekonomike nuk kanë qenë në nivel, çka bëri që babai i tij ta lëntë atë me familjen në Kosovë, për të emigruar drejt Austrisë.

Gjithashtu, Lumi ka përshkruar lidhjen me gjyshërit dhe llastimet që kishte pasur si fëmijë.

Një lidhje të veçantë ai tha ta ketë me të motrën, që quhet Diellza, derisa ka rrëfyer edhe sfidat e kësaj të fundit.

Lumbardhi ka deklaruar se e motra e tij ka abortuar fëmijën pak javë para hyrjes në BBVK.

Gjithsesi, për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat