Kush është reperi britanik që përflitet si i dashuri i ri i Angelina Jolie?

Mediale Vip

Kush është reperi britanik që përflitet si i dashuri i ri i Angelina Jolie?

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 15:38
Angelina Jolie

Mund të ketë ardhur momenti të flasim zyrtarisht për një të dashur të ri për Angelina Jolie, gjë që nuk ka ndodhur që nga viti 2016. Ajo është parë në shoqërinë e një reperi britanin të quajtur Akala, por kush është ai?

Ajo ka qenë gjithmonë një nga muzat e Hollivudit dhe gjithmonë në qendër të vëmendjes kudo që shkon. Që prej ndarjes me Brad Pitt, pak më pak se një dekadë më parë, i janë atribuar shumë emra, por deri më tani Jolie duket se nuk i ka dhënë dashurisë një shans tjetër... Deri tani.

Situata duket se ka ndryshuar për Jolie, e cila në të kaluarën ka qenë e lidhur me personazhe të famshëm si The Weeknd, Paul Mescal dhe David Mayer de Rothschild dhe tani, revista Oggy ka publikuar imazhe ekskluzive që e lidhin aktoren me reperin dhe poetin britanik Akala, emri i vërtetë i të cilit është James Kingslee McLean Daley.

Image
Akala dhe Angelina Jolie

Ai është parë edhe herë të tjera në shoqërinë e aktores dhe në imazhet e fundit mund të shihni dy yjet teksa ndajnë darkojnë në Milano me kastin e filmit ‘Maria’. Sipas Oggy, të dy mbërritën së bashku në restorant dhe gjithashtu u nisën së bashku për në hotel.

Kjo nuk është hera e parë që Akala dhe Jolie shihen së bashku, pasi në maj ata udhëtuan së bashku në ishullin e Xhamajkës për të marrë pjesë në Festivalin Letrar Calabash.  Megjithatë, asnjëri nuk e ka konfirmuar zyrtarisht lidhjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat