Pse të gjithë e deshën unanimisht Luiz Ejllin?

Mediale Vip

Pse të gjithë e deshën unanimisht Luiz Ejllin?

Më: 30 dhjetor 2023 Në ora: 20:30
Luiz Ejlli

Nëse tek "Class Awards" do e kishim futur në të gjitha kategoritë, Luiz Ejlli do kryesonte me siguri pjesën më dërrmuese.

Sepse njerëzit nuk lexojnë më se ku e vendos përzgjedhja, mjafton të lexosh emrin Luiz dhe në rrjet shpërthen dashuria.

Ky djalë është një rast studimor në fakt për mënyrën se si thuajse unanimisht shumica e shqiptarëve brenda e jashtë kufijve e deshën dhe adhuruan.

Në fillim sepse u erdhi keq, pastaj sepse u kujtuan që ai ka talent e ka fituar çmime, pastaj sepse u pëlqeu zgjuarsia e tij si lojtar i pagabueshëm, pastaj sepse ishte dhe humorist shkodran, dhe popullor, dhe kercimtar, dhe romantik, dhe heroi i të gjithë atyre qê jeta u kish shkuar jo dhe aq mirë, por që atëherë kur s'e presin mund të ndodhin kthesa e mrekulli si ajo që i ndodhi atij.

Një pikë loti e tij dhe Shqipëria qau. Një propozim romantik dhe Shqipëria gdhihej për të parë 24 orë kurbën e emocioneve të tij për Kiarën.

Luizi ishte të gjithë Ne!

Pak nga secili.

Bashkimi i çdo puzzle na formoi në fund figurën e një hëne të plotë, e cila në çdo zgjedhje me opsione do e ndante Shqipërinë përgjysmë; në dy gjysmë hëma...

Overdozë Luizi gjithë këtë vit.

Për tu parë nëse “Cikli i Vëllait të Madh 3” do të zbehë forcën e personazhit të tij.

Në vitin më aktiv dhe prodhimtar të jetës së tij me numrat që i ka të gjitha në favor, me para pafund të gjeneruara nga aktivitete marketing televizive dhe muzikore, me shumë impakt, shumë famë dhe shumë zemra të fituara, ajo që na mbetet t'i themi është se me të gjitha këto vijnë dhe PËRGJEGJËSITË E MËDHA.

Një herë po të gabosh publiku nuk të fal. Ndaj pas testit të vitit të parë post Big Brother, tani testi i vërtetë për Luzin është të mbajë lart kreditet, imazhin, zemrat që frymëzoi dhe të përdorë impaktin që ka emri dhe personazhi tij, për kauza me vlerë që shkojnë përtej përfitimit personal.

Luizi është personazhi që ka furnizuar me lajme dhe klikime të gjitha mediat, përfshirë Class Online dhe ne i detyrohemi mirënjohjen tonë me shpresën që do na frymëzojë me angazhime serioze që i shkojnë statusit që publiku shqiptar i dha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat