“Pse nuk tregon se je pjesë e BBV 3?”/ Këngëtarja e njohur u përgjigjet fansave

Mediale Vip

“Pse nuk tregon se je pjesë e BBV 3?”/ Këngëtarja e njohur u përgjigjet fansave

Më: 1 janar 2024 Në ora: 09:41
Vesa Luma.

Tashmë është zyrtare që edicioni i tretë i “Big Brother VIP” do të fillojë më 13 janar të vitit 2024. E sigurisht që publiku është shumë kuriozë që të mësojë banorët më të rinj të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Prej disa javësh është përfolur shumë për personazhet që mund të bëhen pjesë e këtij edicioni të reality show-t. Një ndër to është edhe këngëtarja e njohur, Vesa Luma.

Kjo e fundit ka bërë një ditë më parë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”, të cilët nuk kanë lënë pa e pyetur në lidhje me “Big Brother VIP 3”.

“Pse nuk tregon se je pjesë e BBV3?”, e ka pyetur dikush.

Kësaj pyetje këngëtarja e njohur i është përgjigjur me një video ku në fund të saj dëgjohet të thotë vetëm “gëzuar”.

Ndërkohë krahas kësaj video, Vesa Luma ka shkruar:

“Hajt sot – hajt nesër…”.

Në këtë mënyrë, artistja as nuk konfirmoi dhe as nuk pohoi se mund të jetë pjesë e edicionit të tretë të BBV, por e la ende enigmë për publikun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat