Dua Lipa: Ndihem me fat që e përmbylla vitin në Indi, gati për 2024

Mediale Vip

Dua Lipa: Ndihem me fat që e përmbylla vitin në Indi, gati për 2024

Më: 1 janar 2024 Në ora: 14:32
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë një nga artistet më aktive dhe më të angazhuara gjatë vitit 2023.

Ajo ishte shumë e përfolur për muzikën e hitet që realizoi, ndonëse ka qenë pjesëmarrëse edhe në filma.

Ylli me origjinë nga Kosova ka reflektuar mbi vitin që lamë pas, duke përfshirë udhëtimin e fundit në Indi.

“Ndihem shumë me fat që e mbyll vitin tim këtu në Indi. Faleminderit të gjithë njerëzve të mrekullueshëm që na kanë dhënë kaq shumë dashuri, mirësi, mikpritje dhe bujari”, u shpreh ajo.

“Kjo përvojë ka qenë thellësisht domethënëse. Ndihem me fat që jam në dhe brenda magjisë me familjen time, ku kemi pasur kohë për të eksploruar dhe rimbushur. Gati për vitin e ardhshëm”, përfundon postimi i 28 vjeçares.

E njëjta në 2023 nisi një lidhje të re dashurie me regjisorin Romain Gavras, me të cilin po ashtu u nda.

Sidoqoftë, ajo po vazhdon të korrë suksese të mëdha në fushën e saj dhe ka paralajmëruar edhe shumë surpriza për 2024. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat