Belén Rodriguez konfirmon se Stefano De Martinos e tradhëtoi me Alessia Marcuzzi?

Mediale Vip

Belén Rodriguez konfirmon se Stefano De Martinos e tradhëtoi me Alessia Marcuzzi?

Më: 1 janar 2024 Në ora: 18:40
Ilustrim

"Një ditë do na tregosg nëse lidhja e ish-bashkëshortit tënd me Marcuzzin ishte e vërtetë”.-shkroi një fanse nën videon e fundit të publikuar nga Belén Rodriguez, ku shfaqet duke pedaluar me biçikletën e një fëmije. Në mbishkrim shkruhet: "Kur e di se qesh mirë kush qesh i fundit". Menjëherë pas komentit të fanses, Belén Rodriguez u përgjigj: “Konfirmoj”, duke u kthyer menjëherë në temë diskutimi për njerëzit që prej kohësh presin një përgjigje për thashethemet e flirtit mes Stefano De Martinos dhe Alessia Marcuzzi.

Është e qartë se Belén Rodriguez donte ta mbyllte 2023 në heshtje, aq më pak ta fillonte vitin 2024 larg thashethemeve për jetën e saj personale. Ajo zgjodhi të hapte "kutinë e Pandorës" për tradhtitë, pëe të cilat foli edhe në intervistën e fundit në "Domenica In" .

Në vitin 2020, faqja e internetit "Dagospia" nisi aludoi për një flirt mes Alessia Marcuzzi dhe Stefano De Martino, duke shkruar: "Ka një fije të përbashkët që lidh fundin e marrëdhënies De Martino - Belén dhe krizën Marcuzzi - Calabresi: Marrëdhënia klandestine (e zbuluar nga Belén) mes De Martinos dhe Alessia Marcuzzi-t”.

Fjalë që u mohuan menjëherë nga ish-bashkëshorti i Belén Rodriguez: "Dikush shkroi se kam ose kam pasur një lidhje me Alessia Marcuzzi. Isha duke folur në telefon me Alessia-n dhe Paolo-n, të cilët janë dy miqtë e mi dhe qeshëm shumë, pavarësisht nga bezdisja e një lajmi të tillë. Fatkeqësisht, jam i vetëdijshëm për pozicionin mediatik që kam në këtë moment. Duke qenë personazh publik pranoj lajme të rreme, kritika, çdo gjë që ndodh. E di që lajmet do të jenë pafund këto muaj dhe jetoj i qetë. Kur prekim familjet me fëmijë, ju lutemi, le ta shmangim. Ju premtoj se nëse fejohem, nëse bie në dashuri do të ju njoftoj”.

Më pas ishte edhe vetë Belén që komentoi lajmin: "Vetëm dy fjalë për të komentuar atë që po lexoni këto ditë. Me Alessian kam një marrëdhënie të bukur respekti reciproke, asgjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë, asnjë mesazh, asnjë iPad." 

E vërteta duket se mbetet jetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat