Banorëve në BBVK u kumtohet totali i çmimit që e kanë arritur deri më tani

Mediale Vip

Banorëve në BBVK u kumtohet totali i çmimit që e kanë arritur deri më tani

Më: 2 janar 2024 Në ora: 06:14
Foto ilustrim

Banorëve të Big Bother VIP Kosova u është kumtuar totali i çmimit që e kanë arritur deri më tani.

Çmimi deri më tani është 53 mijë euro, i cili është zbritur në bazë të veprimeve të tyre.

Mirëpo, ata kanë mundësi në vazhdim që ta rrisin çmimin.

Çmimi i madh është 200 mijë euro, për të cilin janë në garë konkurrentët e këtij formati.

Big Brother kësaj radhe ka nisur më ndryshe për shkak të ndërrimit të vitit, ku moderatorët janë duke prezantuar nga shtëpia më e famshme.

Atyre i është bërë një ambient në oborr me një dekor të mahnitshëm, ku të gjithë po qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.

Të njëjtit me rastin e Vitit të Ri kanë marrë shumë mesazhe nga familjarët e tyre.

Mes tjerash, atyre i është kumtuar lajmi se kanë thyer rekord shikueshmërie në rrjete sociale.

Në fillim u argëtuan me këngët e artistes së famshme shqiptare, Teuta Selimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat