“Aktor më i mirë se këngëtar”: Luiz Ejlli i përgjigjet komentit të Ermal Mamaqit

Mediale Vip

“Aktor më i mirë se këngëtar”: Luiz Ejlli i përgjigjet komentit të Ermal Mamaqit

Më: 2 janar 2024 Në ora: 06:20
Luiz Ejlli dhe Ermal Mamaqi

Luiz Ejlli iu përgjigj me ironi komentit të Ermal Mamaqit.

I ftuar në “Më lër të flas” kohë më parë, Mamaqi foli në lidhje me filmin “Në kuadër të dashurisë” dhe se si iu duk Luizi si aktor.

“Mirë. Ishte aktor i mirë. M’u duk aktor më i mirë se këngëtar. Kishte shumë talent,” u përgjigj Ermali.

I ftuar mbrëmjen e sotme (1 janar) në “Më lër të flas”, Luizi u pyet mbi komentin e Ermalit.

“Edhe unë mendoj që Ermali është shkrimtar më i mirë se humorist. Mbaj mend që kam qenë të Panairi i Librit dhe dikush bleu një libër, të cilin e ndoqa me sy dhe kur doli jashtë, i grisi të gjitha fletët për të shitur gështenja.”

Vitin e kaluar, Ermali botoi librin e tij, “Në garë me veten”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat