Chiara Ferragni rikthehet me një mesazh: Në jetë ka gjithmonë kohë për të reflektuar dhe rifilluar

Mediale Vip

Chiara Ferragni rikthehet me një mesazh: Në jetë ka gjithmonë kohë për të reflektuar dhe rifilluar

Më: 3 janar 2024 Në ora: 20:08
Chiara Ferragni

Chiara Ferragni është rikthyer në Instagram dhe duket se është gati për një kapitull të ri. Ajo ka publikuar një foto ku shkruan: "Ju kam munguar".

Më pas në një status të gjatë falenderon fansat për mbështetjen.

"Diçka që kam dëshirë ta them.
Dua të falënderoj të gjithë ata njerëz që më kanë qëndruar pranë gjatë këtyre ditëve dhe kanë pasur një fjalë të mirë për të më ngushëlluar.
Faleminderit të gjithë atyre njerëzve që dërguan një mesazh, që pyetën, që më nxitën të kthehem në rrjetet sociale.
Faleminderit atyre që janë aty, atyre që dëgjojnë, atyre që nuk duan të shtypin, por të ndihmojnë.
Për ata që e kanë shprehur mendimin e tyre, qoftë edhe negativisht, me një ton të butë dhe konstruktiv, sepse në jetë ka gjithmonë kohë për të krahasuar, reflektuar dhe rifilluar.
Njerëzit që ju duan vërtet e tregojnë veten në kohë nevoje, dhe unë ju kam parë, lexuar dhe dëgjuar.
Faleminderit shumë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat