U pyet pse nuk i drejton flokët, ja si përgjigjet Vjosa Osmani

Mediale Vip

U pyet pse nuk i drejton flokët, ja si përgjigjet Vjosa Osmani

Më: 4 janar 2024 Në ora: 10:49
Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se nuk ka kohë që t’i drejtojë flokët. Ajo tha se i ndodh shumë rrallë që ta bëjë këtë.

Një vajzë e vogël në emisionin “Familja Jonë” në Kanal 10 e pyeti Osmanin se “pse nuk i drejton flokët”.

“Flokët nuk kam kohë me i drejtu. Kjo është e vetmja arsye. Dhe ndoshta arsyeja e dytë sepse njerëzit janë mësu me më pa me flokë kaçurrela. Edhe është një prej atyre tipareve tipike për të cilën më njohin njerëzit që një kohë shumë shumë të gjatë që unë kam fillu me u marrë me politikë dhe me i përfaqësu qytetarët”, tha Osmani.

Ajo i tha fëmijës se nëse do t’i drejtojë flokët së shpejti, do ta publikojë një fotografi.

“Ndoshta më ndodh një herë në dhjetë vite me i drejtu, më shpesh nuk më ka ra, por po të premtoj që në qoftë se i drejtoj së shpejti ka me i fotografu edhe ka me i publiku që me i pa edhe ti”, tha Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat