Fansat dëshirojnë që Arbana Osmani të prezantojë “BBVIP”, Ledioni ka vetëm dy fjalë për ta

Mediale Vip

Fansat dëshirojnë që Arbana Osmani të prezantojë “BBVIP”, Ledioni ka vetëm dy fjalë për ta

Më: 4 janar 2024 Në ora: 13:01
Ledion Liço dhe Arbana Osmani

Ndryshe nga herët e tjera këtë vit Ledion Liço do të prezantojë sezonin e tretë të “Big Brother VIP”, i cili pritet të startojë me 13 janar 2024.

Mirëpo ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga ana e fansave të moderatores Arbana Osmani e cila vitet e kaluar prezantoi këtë spektakël.

Me të konfirmuar lajmi se “BBV” do të moderohet nga Liço, fansat kanë shprehur dëshirën që kanë që Osmani të prezantojë këtë reality shoë, pasi në të kundërt spektakli do të “dështojë.”

Së fundmi përmes një postimi në InstaStory ka reaguar vetë Ledioni, duke publikuar një thënje.

“Besoni në fillimet e reja”– ka shkruar moderatori duke iu kërkuar fansave që të besojnë dhe ta mëbshtesin atë në këtë hap të madh që ai do të marrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat