Mes lajmeve për ndarje, Kendall Jenner dhe Bad Bunny e kaluan natën e Vitit të Ri së bashku

Mediale Vip

Mes lajmeve për ndarje, Kendall Jenner dhe Bad Bunny e kaluan natën e Vitit të Ri së bashku

Më: 4 janar 2024 Në ora: 19:40
Kendall Jenner dhe Bad Bunny

Kendall Jenner dhe Bad Bunny thuhet se e kaluan natën e Vitit të Ri së bashku, pavarësisht raportimeve për ndarje.

Burimet i thanë TMZ të mërkurën se supermodelja dhe reperi portorikan u ribashkuan në një udhëtim me një grup miqsh të përbashkët – përfshirë Justin dhe Hailey Bieber – në Barbados.

Dhe pavarësisht se asnjëri nuk postoi foto në rrjetet sociale, miku i Jenner, Renell Medrano, ndau një video të fishekzjarreve ku Bad Bunny mund të dëgjohej në sfond duke thënë: "Feliz Año Nuevo!"

Megjithatë, burime të brendshme i thanë gazetës se ata nuk janë kthyer zyrtarisht së bashku dhe se nuk ka asgjë romantike mes tyre. Pra, kanë mbetur miq.

Më pak se një vit pas lidhjes, u tha se dyshja i dhanë fund lidhjes. Burimet i thanë "Entertainment Tonight" se Jenner dhe Bad Bunny "e dinin se me gjasë nuk do të ishte një marrëdhënieje e gjatë , dhe kjo u kuptua reciprokisht që nga fillimi.”

Ndërkohë, një burim tjetër i tha Us Weekly se miqtë e tyre nuk ishin “të befasuar” se marrëdhënia e tyre nuk shkoi mirë në distancë. Është e paqartë saktësisht se kur u ndanë, por ata u fotografuan së bashku për herë të fundit në Beverly Hills, Kaliforni, në fund të tetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat