Ja pse nuk ka nevojë për panik për ndarjen e Zendaya dhe Tom Holland

Mediale Vip

Ja pse nuk ka nevojë për panik për ndarjen e Zendaya dhe Tom Holland

Më: 5 janar 2024 Në ora: 20:23
Zendaya dhe Tom Holland

Nëse edhe ju jeni fansa të 'Tomdaya' dhe ju 'ndali zemra' kur lexuat se Zendaya kishte hequr Tom nga Instagram, më lejoni t'ju qetësoj.

Sepse situata nuk është aq dramatike sa duket. Aktorja 27 vjeçare ka hequr nga Instagrami të gjithë ata që ka ndjekur, duke përfshirë miqtë, kolegët dhe të dashurin e saj. (Holland aktualisht ndjek 315 llogari, përfshirë atë të të Z.)

Ndërsa ajo nuk e ka shpjeguar arsyen e këtij spastrimi, postimi i fundit i Zendaya, ishte një poster nga filmi i saj i ri 'Challengers', që vjen në 26 prill në kinema.


Pra, mes tyre nuk ka asgjë, është thjesht një lëvizje alla mediash sociale.

Në një intervistë me 'People' në tetor 2021, Zendaya foli hapur në lidhje me përdorimin e mediave sociale, duke thënë se ajo shpesh bën pauza për t'i dhënë vetes një pushim mendor.

"Të jem në media sociale më jep disi ankth, ose filloj të mendoj paksa shumë," tha fituesja e Emmy. "Fansat e mi duan që unë të jem e lumtur dhe të ekzistoj përtej mediave sociale."

Në intervistën e saj për kopertinën e e shtatorit 2023 të 'Elle', Zendaya u pyet për interesin e publikut për marrëdhënien e saj me të dashurin dhe se si fansat e saj i shohin ata si çift.

“Pjesë të jetës sime, e pranoj, do të jenë publike,” tha ajo. "Unë nuk mund të mos jem person publik dhe të jetoj jetën time dhe ta dua njeriun që dua. Por gjithashtu, unë kam kontroll mbi atë që zgjedh të ndaj. Ka të bëjë me mbrojtjen e paqes dhe t'i lejosh gjërat të jenë të tuat, por gjithashtu të mos kesh frikë të ekzistosh. Nuk mund të fshihesh. As kjo nuk është argëtuese."

Në fund ata do vazhdojnë ta shohin njëri-tjetrin kështu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat