"Skafi u përplas me shkëmbin"/ Beniada rrëfen vështirësitë e emigrimit

Mediale Vip

"Skafi u përplas me shkëmbin"/ Beniada rrëfen vështirësitë e emigrimit

Më: 7 janar 2024 Në ora: 23:06
Beniada Nishani

Beniada Nishani, e ftuar këtë të shtunë në “S’e Luan Topi”, kujtoi momentet e vështira të emigrimit në Itali në vitet ’90.

Modelja ishte vetëm tre vjeçe kur hipi në një skaf bashkë me mamanë, ndërkohë që në vendin fqinj i priste babai. Ndonëse nuk mban mend shumë gjëra, Beniada tregoi si skafi u përplas me shkëmbin, duke rrezikuar pasagjerët.

“U nisëm vetëm me një shishe ujë dhe një panine, sepse ishim shumë njerëz dhe anija nuk duhet të kishte peshë të madhe. Kujtoj zhurmën e policisë, helikopterin, bëheshin shumë kontrolle kur arritëm në Itali.

Mbaj mend që skafi u përplas me një shkëmb. Kur erdhëm në Itali na priti babi, që na kishte përgatitur të gjitha gjërat për mua dhe për mamin”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat