Pse Kate dhe William nuk e kanë publikuar ende agjendën zyrtare për vitin 2024

Mediale Vip

Pse Kate dhe William nuk e kanë publikuar ende agjendën zyrtare për vitin 2024

Më: 8 janar 2024 Në ora: 20:05
Kate dhe William

Familjet mbretërore të Evropës kanë nisur tashmë paraqitjet e tyre të para zyrtare për vitin 2024. Mes tyre është edhe Mbreti Charles i cili u rikthye në detyrat e tij pas përfundimit të festave të Krishtlindjeve. Megjithatë, Princi William dhe Kate Middleton nuk e kanë shpallur as orarin e tyre zyrtar për vitin e ri.

Çifti princëror i Uellsit për momentin janë fokusuar në aktivitetet e tyre familjare. Prioriteti i tyre duket se janë tre fëmijët e tyre. Princi William dhe Kate Middleton po marrin kohën e tyre përpara se të kthehen në detyrë.

Me Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis që shijojnë pushimin e tyre nga shkolla, William dhe Kate preferojnë të lënë në pritje detyrat mbretërore dhe të përqendrohen te familja.

Kjo është një qasje e ndryshme nga gjeneratat e mëparshme të mbretërve me anëtarët e familjes mbretërore që pritet të ndjekin një agjendë gjatë gjithë vitit. Çifti princër i Uellsit, megjithatë, kanë filozofinë e tyre.

Mësimet e George dhe Charlotte në Lambrook School fillojnë sot, e hënë 8 janar. Ata do të kthehen gradualisht në detyrat e tyre pas pushimeve të kaluara në Sandringham. Çifti zakonisht e bën paraqitjen e parë zyrtare në mes të janarit.

Me shumë gjasa këtë vit do të nisin pas datës 12 janar të merren me detyrat zyrtare. Kjo do të ishte gjithashtu një arsye e mirë për të festuar privatisht ditëlindjen e Kate Middleton, e cila mbush 42 vjeç më 9 janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat