“Nga ai pres gjithçka” – banorët komentojnë vendimin e Gani Gërmisë për t’u larguar nga shtëpia

Mediale Vip

“Nga ai pres gjithçka” – banorët komentojnë vendimin e Gani Gërmisë për t’u larguar nga shtëpia

Më: 8 janar 2024 Në ora: 23:19
Big Brother Kosova

Gani Gërmia kërkoi të dilte sot (e hënë) nga shtëpia e Big Brother pas një video që iu publikua në spektakël.

Ai u ndje shumë keq pas videos, e madje edhe i zhgënjyer, ndonëse kishte rënë në shumë raste në kontradiktë me veten.

Teksa vendosi që të qëndronte në dhomën e sekreteve për 24 orë, banorët kanë komentuar veprimet e tij dhe situatën që u krijua brenda.

“Nga ai pres gjithçka”, ka thënë Shqipe Hysenaj në lidhje me Gani Gërminë.

Santiana Maloku në anën tjetër shtoi: “E kemi sjell në këtë gjendje se i kemi dhënë shumë vëmendje Ganisë. T’kisha me qenë si Ganiu, nuk isha kthy, e kisha ruajtur edhe pak atë fytyrë që më ka mbetur”.

Lumbardh Salihu në anën tjetër tha se ai është banor i fortë dhe se pret që të rikthehet.

Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim se cili do të jetë vendimi i Gani Gërmisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat