Selena Gomez zbulon se çfarë i tha Taylor Swift në 'Golden Globes'

Mediale Vip

Selena Gomez zbulon se çfarë i tha Taylor Swift në 'Golden Globes'

Më: 10 janar 2024 Në ora: 20:19
Selena Gomez dhe Taylor Swift

Selena Gomez dhe Taylor Swift nuk po flisnin për Kylie dhe Timothée.

Dy mikeshat shkaktuan skena në Golden Globes, ku u shfaqën duke folur mes tyre me llafe veshi. Dhe siç themi ne shqiptarët "llafet e veshit dalin sheshit". Menjëherë, fansat filluan të spekulojnë se për çfarë po bënin thashetheme dy këngëtaret bashkë me Keleigh Sperry Teller. Dhe teoria kryesore ishte se Kylie Jenner refuzoi kërkesën e Selenës për të bërë një foto me të dhe Timothée Chalamet.

E më në fund Selena Gomez vendosi të flasë. A folën ato për Timothée dhe Kylie? Sipas saj, jo.

"Jooo! I thashë Taylor për dy nga miqtë e mi," komentoi Selena në një postimi në Instagramin e E!News. "Kjo nuk është punë e askujt."

Një burim i tha më parë E!News se Selena nuk kërkoi kurrë një foto me Timothée, i cili luajti me të në filmin e vitit 2019 'A Rainy Day në New York'.

“Nuk është e vërtetë ajo ka shkuar tek ata dhe ka kërkuar një foto”, tha burimi i brendshëm për E!News më 8 janar. "Ajo nuk i takoi."

Po ashtu, edhe vetë Timothée mohoi së fundmi të ketë probleme mes tij dhe Kyliet me Selenën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat