Capital T publikon këngën e re “Propaganda”

Mediale Vip

Capital T publikon këngën e re “Propaganda”

Më: 11 janar 2024 Në ora: 16:57
Capital T

Rap-artisti i njohur shqiptar, Capital T, ka prezantuar sot (e enjte) projektin e ri muzikor.

“Propaganda” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Siç edhe tashmë njihet, ai edhe në këtë projekt ka trajtuar një tematikë, me një interpretim në mënyrë të veçantë.

Teksti dhe melodia është realizuar nga vetë Trim Ademi me producim nga Drayson Gashi.

Miksimi dhe masterizimi ndërkohë u realizua nga Avaxus.

Të plotë tashmë këngën mund ta gjeni në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Capital T.

Capital T prej kohësh ka nisur përgatitjet për albumin e tij të radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat