Konfirmohet zyrtarisht! Ja kush do jetë moderatorja e 'Big Brother Vip Fan Club'

Mediale Vip

Konfirmohet zyrtarisht! Ja kush do jetë moderatorja e 'Big Brother Vip Fan Club'

Më: 11 janar 2024 Në ora: 20:15
Big Brother Vip Fan Club

Është zyrtare: Enxhi Nasufi do prezantojë "Big Brother VIP Fan Club".

E ftuar sot në “Ftesë në 5” Enxhi konfirmoi zërat se do të jetë moderatore e formatit.

" Po, po moj Bieta, po. Pranoj të martohem me moderimin e Big Brother VIP Fan Club. Është diçka që e kam me shumë qejf dhe kur e manifeston në kokë bëhet. Tani më do të ketë punë nuk do të fle."

Më tej, duke u shprehur mjaft mirënjohëse për këtë mundësi, Enxhi shtoi:

 "Unë jam shumë mirënjohëse për gjërat që më vijnë dhe do të përpiqem ta trajtoj këtë me dinjitet dhe seriozitet. Ti e di shumë mirë që unë televizionin e kam një dashuri shumë të madhe dhe duke qenë se jam rritur me këtë gjënë, e bëjë me shumë qejf. Silvester po qe cun i mirë do të vijë aty në back stage të më ndihmoj aty mbrapa. Shtëpia më të famshme në Shqipëri do të ndezë dritat një nga një mbrëmjen e 13 janarit. Drita që do të fiken siç e do tradita nga fituesi i këtij edicioni. Por deri atëherë është një rrugë e gjatë para, dhe patjetër një spektakël për t’u mos u humbur."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat