Semi Jaupaj lanson këngën e re “Lulet”

Mediale Vip

Semi Jaupaj lanson këngën e re “Lulet”

Më: 12 janar 2024 Në ora: 10:40
Semi Jaupaj

Artistja nga Shqipëria, Semi Jaupaj, është rikthyer me një këngë të re.

“Lulet” titullohet ky projekt, të cilin po ashtu e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Teksti dhe muzika është realizuar nga Armend Rexhepagiqi me miksim dhe masterizim nga Johan Bejerholm.

Producimi ndërkohë u bë nga Fatjon Miftari.

Semi ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në klip, ku edhe shquhet për vokalin e veçantë.

E njëjta për publikun mori vëmendje të madhe gjatë paraqitjes në Big Brother VIP Albania.

Që nga aty, Semi solli disa këngë e bashkëpunime që u shndërruan në hite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat