Alba e thotë në Prime: Me Blerandon nuk do të ketë asgjë

Mediale Vip

Alba e thotë në Prime: Me Blerandon nuk do të ketë asgjë

Më: 12 janar 2024 Në ora: 22:59
Alba dhe Blerando

Një klip i shfaqur gjatë spektaklit të sotëm të BBVK, shfaqi Blerandon dhe Albën goxha të afërt.

Por, Alba vendos t’u japë fund pikëpyetjeve, duke treguar që ajo nuk ka fare ndjenja për Blerandon.

Ajo është shprehur shumë qartë në lidhje me qasjen e Blerandos, duke e cilësuar si taktikë loje. “Kam menduar që Blerando ka bërë lojë, sa i përket punës së ndjenjave.”

Ndërsa më tutje ajo vazhdon: “Unë s’kam pasur kurrë ndjenja për Blerandon, dhe ia kam shpjeguar që s’ka për të pasur ndonjëherë diçka mes nesh.”

Me këto deklarata të drejtpërdrejta, Alba vendos një vijë të qartë ndarëse ndërmjet saj dhe Blerandos, të paktën sa i përket çështjes së ndjenjave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat