Linda mes lotësh: Qëllimi im nuk ishte çmimi, por rikthimi te publiku

Mediale Vip

Linda mes lotësh: Qëllimi im nuk ishte çmimi, por rikthimi te publiku

Më: 13 janar 2024 Në ora: 10:53
Linda Halimi

Në një natë të mbushur me emocione dhe papritura, këngëtarja Linda Halimi u bë banorja e radhës që u përball me eliminimin në Big Brother VIP Albania.

Pjesëmarrja e saj ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut, përmes debateve dhe deklaratave tronditëse, brenda shtëpisë së BBVK.

Pas daljes nga shtëpia, Linda u shfaq në studio tejet e emocionuar.

Mes lotësh Linda shpjegohet për lojën e saj brenda.

“Kjo ka qenë loja, ndonjëherë kam eskalu dhe kam qenë dramatike, por, thjesht kam dashtë më lujtë, edhe une si gjithë lëta.” – rrëfeu Linda në studio.

Më tutje ajo vazhdon: “Për mu, nuk ka qenë 200 mijë euro qëllimi kryesor. Qëllimi kryesor ka qenë me u rikthy te publiku im që më kanë mungu pa fund, dhe me tregu që pas çdo sfide, nuk ju kam harru, dhe ju du shumë të gjithëve.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat