Ledion Liço i zuri vendin e moderimit, reagon Arbana Osmani dhe ka një mesazh për mikun e saj të vjetër

Mediale Vip

Ledion Liço i zuri vendin e moderimit, reagon Arbana Osmani dhe ka një mesazh për mikun e saj të vjetër

Më: 13 janar 2024 Në ora: 13:44
Arbana Osmani dhe Ledion Liço

Moderatorja Arbana Osmani ka reaguar për herë të parë pasi Ledion Liço i zuri vendin e prezantueses së Big Brother Vip, pasi ajo moderoi spektaklin për dy sezone, mes zërave për një prishje të miqësisë mes tyre.

Prezantuesja ka shuar “zërat” se ka hatërmbetje mes saj dhe Ledion Liços teksa në mesazhin për moderatorin iu drejtua si “miku i vjetër”. Ajo i ka uruar suksese në moderimin e BBV3, që starton mbrëmjen e sotme.

“Sonte fillon aventura e BB Vip, një aventurë e jashtëzakonshme televizive, pjesë e së cilës kam patur fatin dhe privilegjin të jem për shumë vite me rradhë.

Përjetë falenderuese dhe mirënjohëse Tanit që më zgjodhi atëherë kur besim te unë nuk kishte askush, dhe Lorit e Sares me të cilat vazhduam për dy vite të gozhdojmë shqiptarët para ekranit për muaj me rradhe duke bërë bashkë gjithë familjen.

Shume suksese sonte mikut tim te vjeter @mr.ledionlico i dhe gocave te mia @lorinamixha @kristina.mere @petrina.gorica, you’ll do great, as alëays:)

E në fund faleminderit juve, ndjekësve të mi, për te gjithë vleresimin dhe dashamiresinë karshi meje. Ju lexoj dhe ju shoh gjithmonë. Ju dua ❤️”, shkruan Arbana Osmani, teksa ka shoqëruar postimin me disa foto nga arkiva në studion e BBV.

Ndërkohë që në rrjet janë publikuar edhe emrat e konkurrentëve, që këtë vit do të bëhen pjesë e lojës. Mbrëmjen e sotme, publiku shqiptar, bëhet gati të mirëpres në shtëpinë e “Big Brother”, Romeo Veshaj, Julian Deda, Egla Ceno, Drini Zeqo, Meriton Mjekiqi, Vesa Smolica, Lediona Xheladina, Ervin Gonxhi, Sara Gjordeni, Roza Lati, Rike Roci, Gabriel Mezini, Gaz Ujkashi, Alfio Rrotani, Elvis Myrtaj, Heidi Baçi, Klodian Duro, Bardhi, Dea Vieri, Fatjon Kuqari, Albi Nako, Arta Kabashi, Meri Shehu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat