Personazhet e “Big Brother” humbin terren, kush triumfon në rrjetet sociale!

Mediale Vip

Personazhet e “Big Brother” humbin terren, kush triumfon në rrjetet sociale!

Më: 13 janar 2024 Në ora: 13:49
Personazhet e “Big Brother”

Nisja e “Big Brother”, pritet që të ndryshojë shifrat e shumë personazheve në rrjetet sociale. Ashtu si ka ndodhur dhe vitet e shkuara, banorët e “Big Brother 3” do të futen në garë për ndjekësit në “Instagram”, duke u shndërruar edhe në të preferuarit e publikut.

Por teksa pritjes i ka ardhur fundit dhe sonte pritet të nisë spektakli, është bërë edhe një përmbledhje të fundit të disa prej personazheve më të ndjekur në rrjetet sociale, përfshirë këtu edhe disa nga emrat që tashmë janë konfirmuar si banorë të këtij edicioni. Me 1 K ndjekës më pak për këtë javë janë Dea Mishel, nga 294K tani numëron 293K.

Që pas përfundimit të Big Brother, Dea është edhe ndër personazhet që më së shumti ka humbur ndjekës javë pas jave. Shkak për këtë është bërë edhe mungesa e gjatë e saj në ekran. Pas disa pjesëmarrjeve në “She’s on top” dhe rolit të saj në “Në Kuadër të Dashurisë”, Dea nuk ka bërë asnjë dalje publike, duke preferuar që të qëndrojë larg mediave dhe ekraneve.

Ndërkohë një tjetër ish-banorë që ndonëse është shumë aktiv në ekran, por edhe në rrjete sociale është dhe Ronaldo Sharka. E me gjithë angazhimin e tij, edhe gazetari ka humbur 1 mijë ndjekës. Ronaldo Sharka – nga 209K tani numëron 208K, si dhe Erjola Doci, që numëron 219K. Madje kjo e fundit po përflitet se do të jetë pjesë e “Big Brother VIP 3”.

Megjithatë, emri i saj nuk ishte tek banorët e konfirmuar të këtij viti. Këngëtarja e njohur Fifi, e cila ishte dhe një nga finalistet e “Dancing with The Stars”, këtë javë nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve, duke patur sërish 749K. Pas pjesëmarrjes në “Dancing with the stars”, tashmë vetë këngëtarja u shpreh se do të përgatiste dasmën e saj. Megjithatë, pas momentit të propozimit, shifrat për të qëndruan në vend. Yll Limani ka fituar 1 mijë ndjekës, nga 791 K ka kaluar në 792 K.

Artisti muajin e kaluar publikoi dhe albumin e tij të ri me titull “Tjetër”, që mban plot 12 projekte. Me një numër të njëjtë ndjekësish të humbur në Instagram, janë Luiz Ejlli dhe Fation Kuqari, me 2K më pak nga java e kaluar. Ndonëse Luizi është ndër emrat më të dashur të publikut, prej kohësh në rrjet ai vetëm po humbet ndjekës. Të shumtë kanë qenë ata që janë shprehur se në fakt në profilin e tij, ka disa ndjekës të blerë, ndaj edhe shifrat janë kaq shpesh të ndryshueshme. Po ashtu dhe Fationi është një nga emrat që përflitet se do të hyjë në “Big Brother VIP 3”.

Pasi u largua për disa kohë nga ekrani, Fationi do të tentojë sërish famën, këtë herë si banorë i “Big Brother 3”. Moderatorja Kiara Tito, e cila së fundmi ishte e angazhuar me moderimin e “Dancing With The Stars Fan Club”, këtë javë ka fituar 3 mijë ndjekës më shumë. Tashmë që shtatëzania e saj u bë publike, Kiara vetëm po shton ndjekës, duke ndjekur kështu edhe përjetimin e shtatëzanisë së saj.

Nga ana tjetër, Ledion Liço, i cili do të moderojë “Big Brother VIP 3”, kryeson këtë javë me plot 6.7K ndjekës më shumë nga java e kaluar. Kujtojmë që Ledioni prej shumë kohësh nuk ishte aktiv në rrjetet sociale, ndaj edhe rikthimi i tij tashmë në ekran, përkthehet edhe në më shumë ndjekës në rrjetet sociale. Shifrat me gjasa do të vijojnë të shtohen për të gjatë javëve, ku edhe do të jetë në ekran 2 herë në javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat