Startimi i Big Brother VIP3, opinionisti Arbër Hajdari: Pse e pranova ftesën, dua të mbështes apo kritikoj modelet e shoqërisë sonë

Mediale Vip

Startimi i Big Brother VIP3, opinionisti Arbër Hajdari: Pse e pranova ftesën, dua të mbështes apo kritikoj modelet e shoqërisë sonë

Më: 13 janar 2024 Në ora: 21:44
Arbër Hajdari

Arbër Hajdari, opinionisti i “Big Brother VIP3”, deklaroi se ka pranuar ftesën për këtë pozicion, që e mban për tre edicione.

Sepse dëshiron që mendimet e tij të shërbejnë për të promovuar mbështetësit.

“E pranova ftesën e Big Brother, sepse besoj dhe shpresoj se përmes audiencës së madhe që ky format ka, me opinionet e mija, të shërbejë për të promovuar, mbështetur, apo kritikuar modelet e shoqërisë sonë.

Uroj që banorët VIP të Big 3 të tregojnë veten e tyre, duke shfaqur vlera të larta, qytetare, intelektuale e njerëzore, të cilat duhet të shërbejnë si modele suksesi për shoqërinë tonë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat