“Mos më qeshni në fytyrë se më kap 5 minutëshi”, nisin debatet në BBV3

Mediale Vip

“Mos më qeshni në fytyrë se më kap 5 minutëshi”, nisin debatet në BBV3

Më: 14 janar 2024 Në ora: 10:15
Rike Roci dhe Ilnisa Agolli

Mbrëmjen e së shtunës ka vazhduar transmetimi i reality show-t më të ndjekur në Shqipëri, BBV3. Deri në orët e para të mëngjesit shumë shqiptarë ngelën ‘të gozhduar’ përpara televizorit duke ndjekur hyrjet e reja në format, surpriza, humor dhe debate, po, nisën debatet brenda shtëpisë që natën e parë.

Një prej banoreve të këtij formati, Rike Roçi, konkurentja e katërt, ka nisur një debat me Ilnisa Agollit dhe jo vetëm. Ka qenë dhe Jul Deda pjesë e këtij debati , ku sipas Rikes i kanë qeshur në fytyrë në mënyrë ironike.

Edhe pse Ilnisa është munduar të justifikohet se nuk ka tendencë të keqe ndaj Rikes, kjo e fundit nuk i pranon justifikimet dhe kthehet tepër ashpër.

‘Nuk mund t’më qeshësh mua në fytyrë. Nuk je në atë nivel të më qeshësh mua në fytyrë. Mua mos më qesh me dhëmbët hapur në fytyrë se më kap 5 minutshi kaq po të them’- ka thënë Rike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat