“Është i dashur nga femrat dhe meshkujt seksualisht konfuzë”, prezantimi i çuditshëm i Ledion Liços për Meriton Mjekiqin

Mediale Vip

“Është i dashur nga femrat dhe meshkujt seksualisht konfuzë”, prezantimi i çuditshëm i Ledion Liços për Meriton Mjekiqin

Më: 14 janar 2024 Në ora: 10:27
Ledion Liço dhe Meriton Mjekiqi

Prezantuesi Ledion Liço ka marrë në duar moderimin e programit më të ndjekur, Big Brother VIP Albania.

Ai e nisi mesa duket mirë këtë detyrë, duke iu rikthyer këtij formati pas shumë vitesh, pasi kishte pasur rastin ta prezatonte në një edicion në kohën kur Big Brother nuk organizohej me personazhe VIP.

Megjithatë, teksa prezantonte konkurrentët e ndryshëm, Ledioni herë pas here kishte “lëshime” dhe deklarata interesante.

Fillimisht, opublikt i bëri përshtypje se si ai nuk e diit mbiemrin e aktores Egla Ceno, ndonëse formati quhet “VIP” dhe presupozohet që emrat dhe mbiemrat e të gjithë personazheve janë të njohur.

Një tjetër gjë që la përshtypje ishte prezantimi i moderatorit nga Kosova, Meriton Mjekiqi, i cili hyri i 18-të me radhë.

“Ai është i dashur nga femrat ose meshkujt seksualisht konfuz”, tha mes të tjerash Ledioni kur prezantoi konkurrentin nga Kosova.

Megjithatë, ky përshkrim i padëgjuar më parë la të habitur shumë shikues të këtij formati, pasi nuk u kuptua pse theksi i tërheqjes u vendos tek të dyja gjinitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat