Ndërsa u fut në Big Brother VIP Albania 3, Meriton Mjekiqit i publikohet kënga e parë nga albumi i ri

Mediale Vip

Ndërsa u fut në Big Brother VIP Albania 3, Meriton Mjekiqit i publikohet kënga e parë nga albumi i ri

Më: 14 janar 2024 Në ora: 16:26
Pamje nga klipi

Meriton Mjekiqi ka qenë në mesin e 18 banorëve në Big Brother VIP Albania 3.

Ai u fut në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ndërsa kërkoi nga ‘Vëllai i Madh’ që të fusin brenda edhe disa bukuroshe.

Prezantuesi nga Kosova ndërkohë tha se mbrëmë (e shtunë) feston për dy gjëra.

Hyrjen në këtë shou madhështor si dhe këngën e parë të albumit të tij të ri.

Ai lansoi këngën e parë “Firmato” në bashkëpunim me reperin e njohur, Bardhin.

Për këtë të fundit po ashtu u përfol se do të jetë pjesë e edicionit të tretë të Big Brother.

Pritet që ky album i Meritonit të ketë suksesin e dëshiruar, nga i cili do të prezantohen edhe shumë projekte të tjera. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat