Arbër Hajdari flet për ndjesinë e të qenit baba, si ndryshoi mendje për të qenë opinionist dhe a e uroi Zhaklin Lekatari?

Mediale Vip

Arbër Hajdari flet për ndjesinë e të qenit baba, si ndryshoi mendje për të qenë opinionist dhe a e uroi Zhaklin Lekatari?

Më: 14 janar 2024 Në ora: 18:43
Arbër Hajdari flet për ndjesinë e të qenit baba, si ndryshoi mendje për të qenë opinionist dhe a e uroi Zhaklin Lekatari?

Opinionsti Arbër Hajdari, në një intervistë për Ronaldo Sharkën në “E diell”, pak para fillimit të “Big Brother Vip 3”, tregoi për ndjesinë e të qenit prind dhe eksperiencën e tij për herë të tretë si opinionist në këtë “reality show”.

Kam 48 orë që jam bërë baba. Më kanë filluar ato të dridhurat e para, shpresojë të reflektojë sa më mirë tek unë. Ia uroj të gjithë atyre njerëzve që janë akoma beqarë. Ishte një ndjenjë e papërshkrueshme. E kisha me të dëgjuar por e përjetova shumë mirë”, shprehet ai.

Më parë, Hajdari ishte shprehur se nuk do të merrte pjesë më në “Big Brother Vip” si opinionist, ndërsa sot tregon pse ndryshoi mendje.

Kam rimarrë ftesën dhe e kam pranuar sepse mendoj që Big Brother, që ka një audiencë të madhe, të shërbejë për të promovuar apo kritikuar dhe uroj që Banorët të ngrihen në lartësinë e duhur dhe të tregojnë kush janë, dhe vlera qytetare dhe intelektuale”, tha ai.

Këtë edicion, në krah të tij si opinioniste, do të jetë Ori Nebiaj, për të cilën u shpreh se mendon që do të kenë një marrëdhënie të mirë.

Orin e njoh edhe më parë, mendoj që do shkojë mirë, jam njeri që lidhem shpejt me njerëzit dhe gëzoj respekt si për dy opinionistet ashtu edhe për Orin”, u shpreh Arbëri, ndërsa tregoi se nga dy ish-opnioneistet Balina Bodinaku dhe Zhaklin Lekatari, kjo e fundit e ka uruar për sezonin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat