Donald Veshaj mbi hyrjen e Romeos në BBV: Të shohë nga jashtë gjysmën time qenka më e vështirë

Mediale Vip

Donald Veshaj mbi hyrjen e Romeos në BBV: Të shohë nga jashtë gjysmën time qenka më e vështirë

Më: 14 janar 2024 Në ora: 20:39
Donald Veshaj/ Romeo Veshaj

Ashtu sikurse ishte përfolur në media, mbrëmjen e djeshme Romeo Veshaj u bë pjesë e "Big Brother VIP 3". Ne e kemi parë tashmë gjatë edicionit të parë si protagonist në reality-show, por si mbështetësin e binjakut të tij, Donaldit.

Tani është radha e këtij të fundit të tregojë suportin e tij nga jashtë për të. Në një reagim në mediat sociale, Donaldi shprehet se qenka më e vështirë të shohësh vëllanë në "Big Brother" sesa ta përjetosh vetë.

"Kam thënë gjithmonë se "Big Brother" është eksperienca më e vështirë që mund të përjetosh. Nuk e dija që të shohësh nga jashtë vëllain, gjysmën time, qenka më e vështirë. Suksese, zemra ime!"- shkruan ai.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 🤘 ARTIST (@donaldveshaj)

Donaldi u rendit i dyti në këtë garë, por padyshim rrugëtimi i tij ishte ndër më të bujshmit. Mbetet për tu parë se çfarë do ndodhë me Romeon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat