“Është toksik, mashtrues” – banorët flasin për Blerandon

Mediale Vip

“Është toksik, mashtrues” – banorët flasin për Blerandon

Më: 15 janar 2024 Në ora: 07:31
Banorët e BBVK

Shqipe Hysenaj, Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj, dje kanë diskutuar për sjelljet dhe deklaratat e Blerandos brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 2.

Banorja e këtij formati i tregonte çiftit për fjalët dhe një debat që e pati me Blerandon.

“Ai të rren, i thash a e di ku është dallimi mes teje dhe meje. Mua nëse do më pëlqente dikush unë nuk do të bëja lojëra si ti”, u shpreh ajo.

“Ky është i keq si njeri kështu, dhe jo si lojtar”, tha Shqipja.

E me fjalët e saj, duket se ranë dakord edhe Kaderi dhe Lumbardhi.

“Është shumë toksik dhe mashtrues”, janë fjalët e Kaderit dhe Lumbardhit që thanë për Blerandon.

Shqipja ndërkohë në spektaklin e fundit la të nënkuptohet se ka pasur një pëlqim për të, ndonëse nuk ia kishte shprehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat