Bashkëshortja e Shpat Kasapit merr vendimin drastik: ‘Kam vendosur të braktisë çdo gjë’

Mediale Vip

Bashkëshortja e Shpat Kasapit merr vendimin drastik: ‘Kam vendosur të braktisë çdo gjë’

Më: 15 janar 2024 Në ora: 14:01
Shpat Kasapi dhe gruaja e tij selvija

Selvije Kasapi, bashkëshortja e këngëtarit Shpat Kasapi, ka njoftuar sot për një vendim që ka marrë ajo së bashku me familjen e saj.

Ajo ka treguar se bashkë me Shpatin do të largohen jashtë vendit, për të filluar një jetë të re.

“Thelbësore do jetë kujdesi ndaj vetes dhe mirëqenies”, ka thënë ajo.

Selvije Kasapi ka kaluar një gjendje të rënduar psikologjike gjatë vitit 2023.

Në një njoftim në rrjetet sociale, ajo ka deklaruar se viti 2023 nuk ka qenë aspak i lehtë për të dhe se shumicën e kohës e kalonte duke qarë.

“Një fillim i ri po na pret në një vend tjetër. Dua gjithçka të fillojë nga e para sa i përket kujdesit ndaj vetes dhe mirëqenies time. Ky vit do jetë viti që unë do njihem përsëri me Selvën, ajo që qesh vetëm qesh, vetëm fal dashuri, qetësi dhe ka një jetë dinamike, ushqim ekstrem të shëndetshëm, disiplinë, fitness dhe namaz, sidomos namaz dhe afrimi tek Allahu xh.sh. Unë kam vendosur të braktis çdo gjë që është toksike për mua, prandaj uroj shumë që ky fillim të jetë i mbarë për mua, Shpatin dhe Roelin. Dua të më keni në lutjet e juaja”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat