Pasi deklaroi se ka hequr dorë u bë sërish opinionist i “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari tregon arsyen pse u rikthye, por a e uruan Zhaklin Lekatari dhe Balina Bodinaku?

Mediale Vip

Pasi deklaroi se ka hequr dorë u bë sërish opinionist i “Big Brother VIP”, Arbër Hajdari tregon arsyen pse u rikthye, por a e uruan Zhaklin Lekatari dhe Balina Bodinaku?

Më: 15 janar 2024 Në ora: 23:02
Arbër Hajdari

Arbër Hajdari do të jetë sërish opinionist i “Big Brother VIP”, por këtë vit në krah do të ketë moderatoren dhe ish-deputeten Ori Nebiaj.

Më herët Arbëri ka deklaruar se nuk do ishte më pjesë e Big Brother si opinionist. Në një intervistë nga Ronaldo Sharka për arsyen që e bëri të rikthehej sërish në karrigen e opinonistit Arbër Hajdari tregon se ka pranuar pasi  synon që BBV, të shërbejë për të treguar kush janë dhe vlerat qytetare, intelektuale njerëzore.

“Unë jam shpreh që nuk mendoj se do jem pjesë e Big-ut, por kam rimarrë ftesën dhe e kam pranuar sepse përmes Big Brother i cili është një spektakël që ka një audiencë mbarë-ndërkombëtare, uroj që të shërbejë për shoqërinë shqiptare, për të promovuar apo kritikuar dhe uroj që banorët të ngrihen në lartësinë e duhur, për të treguar kush janë dhe vlerat qytetare, intelektuale njerëzore”, u shpreh ai.

Përsa i përket marrëdhënieve me dy ish-opininistet e Big Brother VIP 1 dhe 2,  Balina Bodinaku dhe Zhaklina Lekatari, Arbëri shprehet se për rikthimin e tij në “BBV” ia ka uruar vetëm Zhaklina.

Pyetje: Dy ish-opinionistet e BBV Zhaklina Lekatari dhe Balina Bodinaku të kanë uruar për këtë rikofirmim të edicionit të tretë?

Arbër Hajdari: Po Zhaklina më ka uruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat